Zogaj: Visar Ymeri u bë viktimë e sistemit të cilin e përkrahu vet
Drejtori i Lëvizjes “FOL”, Petrti Zogaj, duke e komentuar dorëheqjen e Visar Ymerit, nga pozita e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), ka theksuar se që prej themelimit të VV-së ka pasur diktat, linçim politik dhe grupacione.
Zogaj në profilin e tij në Facebook ka shkruar se metodat e lartcekura kanë qenë sistemi operativ i ish- liderit të kësaj lëvizje, Albin Kurtit, e Ymeri ishte vet viktimë.
“Ne LVV, diktat, lincim politik dhe grupacione me ndikim specifik ka pasur prej qe ishin tre veta. Ky ka qene sistemi operativ i Kurtit, e te cilin sistem, Ymeri nuk e ka kundershtu derisa u be vet viktim e tij. Megjthate, fjala e doreheqjes ishte bukur e artikuluar”, ka shkruar Zogaj.