09:32 / E Enjte, 30 Mars 2023 / k.v

Zona 50/ Policia ndalon shoferin e veturës duke vozitur 121 km/h

Një shofer veture është gjobitur me 300 euro nga Policia në Gjilan dhe i është patentë shoferi për një periudhë 3 mujore, si dhe i janë shqiptuar 3 pikë negative, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se në segmentin e rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50km/h, shoferi në fjalë ka vozitur me shpejtësi 121 km/h.

“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e njëzet e një (121) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative”, thuhet në njoftim.