Zonja e zotërinj, shikojeni asistin e “shekullit” nga super Andres Iniesta
Andres Iniesta ka treguar sot në një kontinent tjetër se është ai maestro që dikur bënte kërdi në futbollin evropian.
Ish legjendari i Barcelonës e ka bërë sot një asist për të cilin edhe tifozët kundërshtarë do të duheshin të ngriteshin në këmbë.
Në ndeshjen ndaj Nagoyas, Iniesta nga më shumë se 20 metra e gjeti Lukas Podolskin i cili me gjysëm voleji e finalizoi këtë super aksion.
Kjo është fitorja e parë për Vissel Kobe që nga 19 gushti./Indeksonline/