13:38 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Zoran Zaev nuk mund të krahasohet me Edi Ramën”

Kryeredaktori i RTK-së (portalit), Altin Ahmeti ka komentuar kërkesat e fundit të opinionit rreth dorëheqjes së Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Ai ka thënë se kjo kërkesë dallon nga ajo që ka bërë tanimë kryeministrit i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Më poshtë, një analizë nga Ahmeti rreth kësaj stituate të krijuar nga Ballkan:

Image may contain: Altin Ahmeti, suit

Kërkim-dorëheqja ndaj Edi Ramës duke marrë si shembull dhe tërhequr paralelizma me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, më shumë se realizëm tregon mosnjohje situatash dhe krahasim të pakrahasueshmes..

Në Maqedoni pas shumë e shumë numërimesh, rrokadash nga më të ndryshmet, Partia e Zoran Zaev mezi arriti të marrë një deputet më shumë se VMRO…

Për më tepër kjo fitore e mjegullt erdhi pasi VMRO fillimisht ishte shpallur fituese me 2 deputetë më shumë..

Në këtë fitore minore të Zaevit, u llogaritën edhe mijëra vota të shqiptarëve të cilëve Ai iu premtoi shumë…

Dihet se nuk do ta votojnë më.. Ndaj VMRO dhe fashistët e Gruevskit e dinë që kanë fitoren gati…

Zaevit me 1 deputet më shumë se VMRO seriozisht i duhet të shpallë zgjedhjet…

Fitorja e tij ishte e kontestueshme edhe kur u shpallë fitues..

Me kryeministrin Edi Rama ndryshon puna…

Dy palë zgjedhjet i fitoi bindshëm dhe ka krijuar mazhorancë i vetëm.. Sondazhet e nxjerrin sërish fitues..

Pastaj çfarë kuptimi ka dorëheqja me një opozitë që nuk i hyn garës…