22:54 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zubin-Potoku alokon 150 mijë euro për pastrimin e Liqenit të Ujmanit

Komuna e Zubin- Potokut ka hartuar një projekt të pastrimit të Liqenit të Ujmanit apo ndryshe që njihet edhe si Gazivodës.

Në një njoftim për kontratë kanë bërë të ditur se do të pastrohen brigjet e liqenit, si edhe do të bëhen riparime të rrugëve hyrëse në liqen.

Gjithashtu, në përfundim të projektit, do të instalohen kontejnerë, transmeton Indeksonline.

Pastrimi i këtij liqeni sipas projektit është paraparë të kushtojë  150 mijë euro.

Afati kohor për dorëzimin e tenderëve është shkurtuar për shkak të pastrimit urgjent të liqenit dhe motit të keq në ditët e ardhshme.

Projekti është publikuar në gjuhën serbe./Indeksonline/