14:07 / E Enjte, 27 Prill 2023 / AR

Zuckerberg thotë se Meta do të prezantojë agjentë AI që përdoren nga miliarda përdorues

Meta shikon një mundësi të agjentët AI dhe synon ti sjellë ato tek miliarda njerëz tha CEO Mark Zuckerberg për investitorët ditën e mërkure.

Edhe pse nuk ofroi detaje sesi Meta do të shtojë AI në aplikacionet e saj, Zuckerberg eksploroi financat e kompanisë kur raportoi 28.6 miliardë dollarë të ardhura dhe 2 miliardë përdorues aktivë në ditë të Facebook duke tejkaluar pritshmëritë e Wall Street.

Fitimi i Meta për këtë tre mujor ishte 5.7 miliardë dollarë, një rënie me 24 përqind krahasuar me të njëjtin vit më parë.

“Po eksplorojmë eksperienca të reja komunikimi në WhatsApp dhe Messenger si dhe mjete për krijimin e postimeve për Facebook dhe Instagram. Pres një rritje interesi për agjentë AI në komunikimin mes bizneseve dhe konsumatorëve dhe shërbimet e kujdesit ndaj klientit.”

Pavarësisht ribrandimit të kompanisë të zhvendosi vëmendjen drejt metaverse, Meta fillimisht kishte investuar në ndërtimin e një infrastrukture për të mbështetur funksionalitete të tilla AI dhe shpenzuar miliarda në qendrat e saj të të dhënave.

Sot Zuckerberg tha se kompania nuk gjendet pas sa i takon infrastrukturës AI.

Suksesi i paprecedent i OpenAI me ChatGPT, hapi një garë mes Google, Meta, Microsoft dhe lojtarëve të vegjël si Snap për të ndërtuar aplikacione konkurrente. Edhe pse Meta prezantoi modelin e saj AI quajtur LLaMA, ende nuk ka asnjë produkt të ngjashëm me ChatGPT që aksesohet publikisht.

Por nisur nga deklarata e Zuckerberg nuk do të shkojë larg përpara se të kemi diçka të ngjashme nga Meta. /PCWorld Albanian