75 Mall Live Search
17:05 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zv/kryeministri serb: Vendosja e taksës qon në emigrimin e serbëve nga Kosova

Zëvendëskryeministri serb në Kosovë, Igor Simiq ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe që hyjnë në vend prej 100%.

Simiq ka thënë se ky veprim i fundit i marrë në Prishtinë ka për qëllim pengimin e jetës së të gjithëve në Kosovë, sidomos të serbëve deri në atë masë sa ata të lënë Kosovën.

Sipas tij ky vendim rrezikon paqen dhe jetën normale, transmeton Indeksonline.

“Nëse sot buka është shtrenjtuar për 100%, mielli, vaji i gatimit, qumështi, i gjithë ushqimi , njerëzve u ndryshon jeta pritur për të keq, një vendim i tillë politik mund të qojë në emigrimin e serbëve nga Kosova, në këtë mënyrë rrezikon drejtpërdrejtë paqen”, ka thënë Simiq./Indeksonline/