11:32 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nënkryetari i Srpska-s: Letra e Vuçiq qetësoi serbët e veriut

Nënkryetari i Listës, njëherësh deputet i Kuvendit, Igor Simiq është deklaruar për gjendjen e fundit në Republikën e Kosovës.

Mediat beogradase kanë cituar numrin dy të Srpska-s i cili u shpreh se serbët e veriut këtyre ditëve ishin në siklet për shkak të deklaratave të papërgjegjshme për trazira, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, Simiq paralajmëroi se partia e tij do të mbështesë fuqishëm mesazhin e Beogradit zyrtar rreth situatës në Kosovë.

“Letra e Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq ka sjellë lehtësim për të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë”, është shprehur ai.