12:18 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zv/kryeministri Tahiri: Qeveria përgatit tre skenarë për fillimin e vitit të ri shkollor!

Zv/kryeministri i vendit, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se Qeveria po përgatit tre skenarë për rifillimin e vitit të ri shkollor.

Tahiri tha se bashkë me ministrin e Arsimit, Shkencës, Ramës Likaj si dhe me kryeministrin Avdullah Hoti e kolegë të tjerë të kabinetit zhvilluan një takim virtual ku u njoftuan lidhur me mbarëvajtjen e sistemit arsimor në kushte pandemie.

Tahiri tha se ministri Likaj ka shpalosur tre skenarë të cilët janë paraparë për organizimin e vitit shkollor 2020/21 ku edhe janë dakorduar për hartimin e protokolleve të thjeshta e të qarta, se si do të veprohet, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë nga Tahiri:

Qeveria përgatit tre skenarë për fillimin e vitit të ri shkollor!

Sot, Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Ramë Likaj në takim virtual me Kryeministrin Hoti dhe kolegë të kabinetit na njoftoi në lidhje me mbarëvajtjen e sistemin arsimor në Republikën e Kosovës në kushte pandemie. Në takim ministri Likaj ka shpalosur tre skenarët të cilët janë paraparë për organizimin e vitit të ri shkollor 2020/21 dhe u dakorduam për hartimin e protokolleve të thjeshta dhe të kuptueshme se si do të veprohet në cilën do situatë të skenarëve të paraparë.

Protokolli do të shërbejë si udhëzues i qartë për DKA-të, drejtorët e shkollave, nxënësit, prindërit dhe opinion se si duhet të veprohet në cilën do situatë që kushtëzohet nga virusi COVID-19.

Bazuar në këtë udhëzues do të përgatiten trajnime që do mbahen për DKA-të dhe drejtorët e shkollave. U dakorduam që të gjitha veprimet që ndërmerren për aktivitete në shkolla, përkatësisht ndarjen e klasave, grupimet e nxënësve dhe puna e mësimdhënësve të jetë konform dispozitave Ligjore të Republikës së Kosovës.