15:04 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / k.v

Zv/kryeministrja pret në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Zv/kryeministra e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka pritur në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Balaj- Halimaj ka thënë se me deputetin Kamberi biseduan për gjendjen e shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë biseduam për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes së cilës Serbia synon të ndryshojë përbërjen demografike te shqiptarëve në Luginë!

“Deputetin Kamberi poashtu e përgëzova për guximin dhe angazhimin e tij në Kuvendin e Serbisë në funksion të sensibilizimit për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve atje”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Sot pata një takim të përzemërt me kryetarin e Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar shqiptare në Kuvendin e Serbisë, z. Shaip Kamberi. Me z. Kamberi biseduam për gjendjen e shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë biseduam për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes së cilës Serbia synon të ndryshojë përbërjen demografike te shqiptarëve në Luginë!

Në emër të qeverisë së Kosovës z. Kamberi e sigurova që institucionet e Kosovës do të qëndrojnë gjithmonë afër në mbështetje të qytetarëve të Luginës së Preshevës në kërkesat e tyre për t’i gëzuar të drejtat që iu takojnë. Në funksion të kësaj qeveria e Kosovës së shpejti do të funksionalizojë zyrën për mbështetje të qytetarëve të Luginës!

Deputetin Kamberi poashtu e përgëzova për guximin dhe angazhimin e tij në Kuvendin e Serbisë në funksion të sensibilizimit për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve atje.