20:09 / E Premte, 05 Janar 2024 / MSH

Zv/ministri Blerim Sallahu doktoron në Universitetin Shtetëror të Ankarasë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoraturës në Universitetin Shtetëror të Ankarasë me titull “Krahasimi dhe Shqyrtimi i Rendit Publik në të Drejtën e Konfliktit të Ligjeve të Kosovës dhe Turqisë në kuadër të mosmarrëveshjeve që lindin nga e Drejta Familjare”.

“Ky udhëtim ka qenë sfidues. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e familjes, miqve, mentorit, Prof. Dr. Rifat Erten dhe kolegëve të mi që kanë qenë aty në çdo hap të rrugës. Inkurajimi dhe besimi juaj tek unë kanë ushqyer vendosmërinë time për të arritur këtë moment të veçantë”, ka thënë Sallahu.

No description available.

Postimi i plotë:

Pas disa vitesh pune të palodhur, netëve pa gjumë dhe momenteve të panumërta këmbënguljeje, jam i emocionuar të ndaj me ju se kam mbrojtur me sukses disertacionin e doktoraturës në Universitetin Shtetëror të Ankarasë me titull “Krahasimi dhe Shqyrtimi i Rendit Publik në të Drejtën e Konfliktit të Ligjeve të Kosovës dhe Turqisë në kuadër të mosmarrëveshjeve që lindin nga e Drejta Familjare”.

Ky udhëtim ka qenë sfidues. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e familjes, miqve, mentorit, Prof. Dr. Rifat Erten dhe kolegëve të mi që kanë qenë aty në çdo hap të rrugës. Inkurajimi dhe besimi juaj tek unë kanë ushqyer vendosmërinë time për të arritur këtë moment të veçantë.

Gjithashtu, një falenderim i veçantë shkon për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kabinetin aktual të Ministrisë së Drejtësisë të cilët në forma të ndryshme më kanë ndihmuar dhe motivuar gjatë gjithë këtij rrugëtimi akademik.