12:40 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Zv/ministri Gashi në Tiranë, diskutohet për taksën e re rrugorë

Zëvendësministri i Financave, Hyzër Gashi po qëndron për vizite zyrtare në Tiranë.

Ai po merr pjesë në takimin e organizuar nga afaristët e Kosovës dhe Shqipërisë, takim ky i cili po zhvillohet në Tiranë.

Në këtë takim, sipas zv/ministrit Gashi është biseduar lidhur me shqetësimet që kanë afaristët e dy vendeve, lidhur me aplikimin e takës rrugore për kalimin e tunelit në Kalimash.

“Mendimet dhe propozimet e afaristeve ishin se çmimi i kësaj takse të jetë i arsyeshëm në aspektin ekonomik dhe i krahasueshëm me vendet e regjionit”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Po ashtu, në këtë takim siç njofton zv/ministri Gashi është diskutuar edhe për çështjet e tjera që kanë të bëjnë më vështirësitë e të bërit biznes në mes të dy vendeve, siç është çështja e skanerit, referencat e transportit dhe pagesa e TVSH-së në dogana.

Temat: