Zv/ministri Shkodra viziton Hanin e Elezit, ja çka u diskutua!
Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra ka vizituar sot komunën e Hanit të Elezit.
Zv/ i MPB-së, Shkodra u prit nga kryetari i komunës , Refki Suma.
Në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit mes MPB-së dhe komunës së Hanit të Elezit në kordinimin e veprimeve të qeverisë qendrore dhe lokale.
Gjithashtu Shkodra vizitoi stacionin policor për mbikëqyrje të kufirit në Han të Elezit, ku u diskutua për punën dhe sfidat e kësaj pike kufitare./Indeksonline/