14:16 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zv/ministri Zeka: Duhet patjetër të diskutohet në Bruksel për Luginën e Preshevës

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me cështjen e kufijve të Kosovës, përkatësisht Luginës së Preshevës.

Ai në një postim në Faceboo ka shkruar se cështja e Luginës duhet të hapet për diskutim, ashtu sic duhet të bëhet edhe për shqiptarët e Maqedonisë.

Më poshtë postimi i Zekës:

Momente kruciale historike po kalon Kosova ku rregullimet e hartës Ballkanike në raport me shqiptarët duhet te kenë një epilog . Prandaj duhet të hapin debatin për çështjen e Luginës së Preshevës.

Jo vetëm që është obligim historik por edhe ri rregullim i plotë i Kosovës me pjesët e shkëputura në kohën e Jugosllavisë.

Nuk duhet të jetë më tabu kjo çështje siç nuk duhet të jetë tabu edhe çështja e shqiptarëve të Maqedonisë. Nuk mundemi të mbetemi rob i politikave të këqija historike.

Për stabilitet të qëndrueshëm dhe rregullim të raporteve me serbin dhe jo vetëm me Serbinë duhet patjetër të bisedohet në Bruksel dhe të zgjidhet përgjithmonë çështja e Luginës së Preshevës. /Indeksonline/