19:38 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zv/minsitri Shkodra: Sido që të jetë vendimi i Supremes, do të duhej ta presim me qetësi

Zv/ministri në largim, Selam Shkodra ka deklaruar se pret që drejtësia të triumfojë sa i përket vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë bërë rreth rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Shkodra tha se beson në drejtësi, sido që të jetë vendimi i Supremes dhe që atë do të duhej pritur me qetësi, transmeton Indeksonline.

Shkodra është zv/ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministri kjo e udhëhequr nga AKR, që në zgjedhjet e gjashtë tetorit ishte në koalicion me Nismën dhe PD-në./Indeksonline/