13:56 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zvarritet ligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe Trust, Murati thotë se s’është faji i tij

Ligji për Rimbëkëmbje Ekonomike dhe për Trust vazhdon të zvarritet nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere.

Kryetari i Komisionit, Hekuran Murati ka thënë për Indeksonline se nuk është përgjegjësi e tij ngase sipas tij ende janë në fazë të shqyrtimit.

“Jemi ende në fazë të shqyrtimit. Nuk o kjo punë veç çka të lyp Qeveria. Pse Qeveria s’i kryen punët e veta, me shpifjet nuk bën me u marr. Presim shqyrtimet edhe nga palët e interesit” ka thënë Murati për Indeksonline.

Çdo vonesë e shqyrtimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike “faturohet” tek populli ngase pandemia vazhdon të lë gjurmë në çdo sferë të jetës./Indeksonline/