14:07 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zvicër: Arrestohet një kosovar, punonte jashtëligjshëm

Të mërkurën, më 1 korrik, rreth orës 8:30 të mëngjesit, një 30-vjeçar, shtetas i Kosovës është gjetur, duke punuar si punëtor i paligjshëm në një kantier të madh ndërtimi afër qendrës së lokalitetit Trubach (SG), shkruan polizeiticker.ch.

Tashti ai duhe të përgjigjet para prokurorit publik të Kantonit St.Gallen.

Përveç kësaj, personi në fjalë kishte një ndalim të mëhershëm të hyrjes në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Ndaj tij, nën drejtimin e Prokurorisë publike të Kantonit St.Gallenit janë ngritur masat përkatëse në përputhje me Ligjin për të huajt dhe kodin penal.

Po kështu do të dënohet edhe punëdhënësi i kosovarit.

Policia kantonale e St.Gallenit ishte duke kontrolluar në disa kantiere ndërtimi për të parë nëse po punohej sipas ligjit, kur ka kapur kosovarin në fjalë.