12:15 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Zvicër, ndalohet larja e makinës të dielën në mëngjes

Të gjithë që përdorin vetura e dinë se fillimisht duhet të mësojnë rregullat e qarkullimit, nëse jo të gjitha ato bazë të cilat ndeshen në përditshmëri, por në botë ekzistojnë akoma ligje të çuditshme, të cilat nuk dëgjohen shpesh. Disa prej tyre janë statute të vjetra që presin të pastrohen nga rregulloret. Të tjerat janë të domosdoshme falë realiteteve unike kulturore të një vendi. Por, ka edhe disa ligje qesharake që askush nuk mund t’i shpjegojë, megjithatë disi janë akoma në rregullore.

Ja disa nga ligjet më qesharake të qarkullimit rrugor të njohura në gjithë botën:

Rusi: Ndalohen veturat e papastra në qarkullim

Është një vepër e dënueshme të kesh një veturë të palarë në Rusi. Konsensusi është që gjobat vendosen vetëm nëse vetura konstatohet shumë e pa pastër estetikisht. Fatkeqësisht, konsensusi i përgjithshëm ishte gjithashtu që policët e trafikut rus do t’ju ndalojnë për atë që ata dëshirojnë kur të duan, pavarësisht nga pastërtia e automjetit tuaj, transmeton Scan.

Afrika e Jugut: Duhet të ndaloni para bagëtisë

Nëse shkoni në Afrikën e Jugut mos u habitni nëse duhet të prisni dele, dhi dhe të ngjashme për të kaluar rrugën. Bariu ka rregulla të vetat që duhen ndjekur. Me ligj, keni të shfaqur një paralajmërim 150 metra para dhe pas tufës. Paralajmërimi duhet të përcillet përmes dritës së kuqe gjatë natës dhe me flamur të kuq gjatë ditës.

Bullgari: Nuk mund të ngasësh një veturë të papajisur me bombolë emergjence

Siç rezulton, ligjet bullgarë kanë të bëjnë me sigurinë. Jo vetëm që duhet të jeni gjithmonë të gatshëm për të fikur zjarre, por gjithashtu duhet të siguroheni që keni një trekëndësh paralajmërues të kuq, jelek reflektues dhe një pajisje të ndihmës së parë në makinën tuaj. Ju mund të qeshni tani, por nëse një zjarr shpërthen ose ndjeni nevojën për të bërë përshtypje një shofer që kalon me jelekun tuaj reflektues, do të jeni të lumtur që jeni përgatitur.

Mbretëria e Bashkuar/Australia: Shoferët e taksive duhet të ushqejnë kuajt

Ne nuk mund të imagjinojmë që taksistët e Londrës moderne ose Sidneit janë të detyruar të ushqejnë kuajt. Duket se ligjvënësit e zënë të këtyre vendeve thjesht nuk janë marrë me aktualizimin e rregullores. Sidoqoftë, mund të ketë përfitime për mbajtjen e këtij ligji.

Danimarka: Mos e nis veturën tënde pa kontrolluar nën të

Disa njerëz shohin ligje qesharake si ky dhe zemërohen me burokracinë e qeverisë. Ligji ka si qëllim ruajtjen e kafshëve të cilat mund të strehohen nën makinë.

Zvicër: Nuk mund të lani veturë tuaj të dielën

Ju mund të habiteni kur dëgjoni që ky ligj nuk ishte konceptuar si një iniciativë eko-miqësore. Synimi këtu është të luftojmë një lloj tjetër ndotjeje: ndotjen e zhurmës. Zviceranëve nuk u lejohet kositja e lëndinës ose të larja e makinës së tyre të dielën në mëngjes; ata gjithashtu janë të ndaluar të bëjnë zhurmë të tepërt vonë natën e së shtunës.

Kanada: Mos u futni në një taksi nëse mabni erë të pakëndshme

Nëse sapo keni ngrënë hudhër, nuk mund të hipni në një taksi të Torontos. Ne duhet të imagjinojmë që ky ligj të zbatohet lehtë, por jemi të sigurt se pjesa tjetër e vendeve në botë do të ishte mirënjohës përjetësisht nëse ky ligj do të imponohej ndërkombëtarisht.

Tajlandë: Duhet të vishni një këmishë ndërsa i jepni veturës

Nëse ky ligj do të zbatohej në Amerikën e Mesme, rreth gjysma e djemve në shkollë të mesme do të ishin në burg. Sigurisht, kjo nuk është se ndryshon ndonjë gjë në lidhje me qarkullimin rrugor.

Qipro: Nuk mund të pish ujë dhe të ngasësh veturën njëkohësisht

Një udhërrëfyes britanik për udhëtime raportoi kohët e fundit se ekziston një ligj mbi librat që ndalon ujin e pijshëm gjatë vozitjes në Qipro. Ndërsa kjo mund të jetë ligji teknikisht, nuk duket se qipriotët po tërhiqen masivisht për të qëndruar të hidratuar. Ka artikuj të shumtë në internet që përgatisin turistë për vozitje në Qipro dhe asnjëri prej tyre nuk e përmend kriminelin H20.

Finlanda: Drejtuesit e taksistëve paguajnë honorare muzikore

Në Finlandë, drejtuesit e taksive duhet të paguajnë për të drejtën për të përdorur radion ndërsa ata kanë klientë. Megjithëse fatura është vetëm afro 40 dollarë në vit, shumë taksistë thjesht fikin muzikën kur marrin klientët.

Japoni: Të lagësh këmbësorët rezulton në një gjobë

Është një ligj tepër efikas, ku çdo kush do të donte ta kishtë në vendin e tij pasi raste të tilla ndodhin në gjithë botën.

Filipine: Drejtoni vetëm kur lejon numri i targës suaj

Ja se si funksionon ky ligj: nëse targa juaj mbaron me një 1 ose 2, nuk lejohet të hysh në rrugë të hënën. Nëse numri e fundit në targën tuaj është 3 ose 4, nuk mund të vozitni të martën. Nëse është një 5 ose një 6, atëherë pa ngarje të mërkurën, etj. Ky ligj ka për qëllim zvogëlimin e bllokimeve dhe ndotjes.