11:07 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zvicra jep lajmin e hidhur për Admir Mehmedin

Admir Mehmedi ishte titullar në ndeshjen e Zvicrës kundër Irlandës ku edhe asistoi në golin e parë të shënuar nga Seferoviqi.

Por ylli shqiptar ka pësuar një lëndim gjatë asaj ndeshjeje, shkruan Indeksonline.

Ai u largua nga ndeshja vetëm gjysmë ore pas fillimit të ndeshjes pasi ndieu një shtrëngim muskulor në kofshën e tij të djathtë.

Skuadra e tij Wolfsburg dhe Kombëtarja e Zvicrës njoftuan se nuk do të llogarisin në shërbimet e tij të paktën deri në një kontroll të thellë në gjendjen e lojtarit.

Mehmedi, ka bërë gjashtë paraqitje për skuadrën e Bundesligës këtë sezon, duke regjistruar një gol dhe një asistim. /IndeksOnline/