22:30 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Zvicra kallet kur Dhurata Dora e Soolking dalin në skenë me hitin e tyre

Mbi 72 milionë herë është klikuar vetëm në kanalin Youtube, e të gjitha këto klikime as brenda një muaji.

Pa dyshim po dihet për cilën këngë bëhet fjalë, është “Zemër” nga Dhurata Dora e Soolking.

Dyshja madje këtë këngë e kanë performuar para audiencës shqiptare në Zvicër, ku përmes një videoje të postuar nga Dhurata në llogarinë e saj Instagram mund të shihni se si publiku këndon me ta.

Një atmosferë fantastike dhe elektrizuese./Indeksonline/