17:00 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Zvicra në hall para Botërorit, yjet s’po kanë fat në dashuri (Foto)

Futbollistët e Zvicrës kanë një hall të madh para fillimit të Kampionatit Botëror që zhvillohet në Rusi gjatë muajit qershor dhe korrik.

Katër futbollist të helvetikëve janë divorcuar me gratë e tyre gjatë një kohë shumë të shkurt, në mesin e tyre edhe dy shqiptar, shkruan indeksonline.

Në fund të nëntorit të vitit 2007, Blerim Djemajli dhe modelja shqiptare, Erjona njoftuan divorcin pas dy vitesh martesë, ku kanë edhe një djalë 3 vjeçar, Luanin.

Në fillim të këtij viti, të njëjtën rrugë e zgjodhi edhe Valon Behrami. Mesfushori i Udineses dhe Elena Bonzani u divorcuan pas 12 vitesh.

Në mesin e të divorcuarve janë edhe mbrojtësi Fabian Schar dhe mesfushori Gelson Fernandes që kanë pohuar divorcin gjatë këtyre ditëve.

Zvicra në Kupën e Botës është e renditur në Grupin E së bashku me Brazilin, Kosta Rikën dhe Serbinë. /IndeksOnline/