20:36 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zvicra pritet të bëhet me semaforë me numra

Dritat e semaforit përreth stacionit në Bernë do të pajisen me numrin e sekondave. Këto drita do t’u tregojnë këmbësorëve edhe sa kohë duhet të presin deri sa të ndryshohet drita, kanë paralajmëruar autoritetet e këtij qyteti.

Këtë ndryshim po e bën qyteti i Bernës, pasi këtë e kanë bërë edhe metropolet e tjera, si New York, Londora dhe Tokio.

Sipas planifikuesit të transporti për qytetin e Bernës, Karl Vogel, kjo çështje është diskutuar për ca kohë, por që sipas tij, pengesë ka qenë intervali i udhëtimeve, pasi nuk është gjithmonë i njëjtë, shkruan 21 Minuten.

“Jam i kënaqur që tani mund ta zbatojmë këtë projekt”, thotë planifikuesi i trafikut.

‘Nëse sistemi i ri i semaforit arrin shumë rreth stacionit, është e mundur ta përdorni atë në lagjet e tjera të Bernës”, thotë Vogel.