11:02 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Zvicra prodhon orën gjysmë milioni dollarë, ka diçka që e bën të veçantë!

Pascal Rafyy është pronari aktual i kompanisë së orëve të trashëguara me qendër në Zvicër ‘Bovet’.

Kjo kompani që njihet për orët e ndërlikuara dhe komplekse, tani ka sjell në treg orën e bërë me ari të kuq dhe platin që arrijnë çmimin prej 460 mijë deri në 500 mijë dollarë, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, çka i bën të veçanta këto orë që kushtojnë gati gjysmë milioni dollarë?

Jack Forster ka dhënë dy versione, të cilat tregojnë dallimin mes orëve dhe materialin që përdoret.

Versioni i orës 460 mijë dollarë përbëhet nga ari i kuq, kurse ai që është më i shtrenjtë afër gjysmë milioni dollarë, përbëhet nga materiali platin.

Orët e shtrenjta zakonisht kanë çmime të larta për shkak të gurëve të çmuar me të cilët punohet, por në rastin e orës ‘Grand Recital’ shkak është materiali dhe kohëzgjatja për prodhimin e efekteve të ndryshme që ajo ofron.

Këso lloj orësh do të prodhohen vetëm 60 copë dhe do të shpërndahen në gjithë botën, por do të marrë kohë derisa ato të dalin në treg.

Karakteristikë e kësaj ore është piktura e bërë me dorë ku shihet një pjesë e botës në miniaturë ka shumë shtresa të smaltit, si dhe një pjesë ku duket që retë po fluturojnë mbi oqeane e kontinente. /Indeksonline/