14:34 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zvicra publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e nëntorit, ftohen vetëm dy shqiptarë

Zvicra ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e nëntorit.

“Helvetikët” do të ndeshen me Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin më 15, përkatësisht 18 nëntor, shkruan Indeksonline.

Pjesë e futbollistëve të ftuar janë vetëm dy shqiptarë: Granit Xhaka dhe Albian Ajeti.

Më herët, pjesë e formacionit bazë të Zvicrës ishin pesë shqiptarë, ndërsa tashti ftohen vetëm dy.

Xherdan Shaqiri nuk është ftuar pasi që nuk është rikuperuar ende nga lëndimi./Indeksonline/