75 Mall Live Search
22:58 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / Gj Sh

Zvicra siguron fitoren e parë në Botëror, e prirë nga maestro Granit Xhaka

Zvicra e ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës 2026.

Të prirë nga maestto, Granit Xhaka, kombëtarja helvetike e mposhti Bosnjën dhe Hercegovinën, me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, derisa katër gola u realizuan në pjesën e dytë.

Ishte minuta e 74-të, kur talenti Johan Manzambi shënoi golin e epërsisë për Zvicrën.

Ruben Vargas dyfishoi rezultatin në minutën e 84-të, ndërsa pas gjashtë minutave, Manzambi shënoi golin e dytë personal.

Ermin Mahmic shënoi golin e nderit për Bosnjën, duke ngushtoi rezultatin, në 90+3.

Dhe në fund qershia mbi tortë, Granit Xhaka shënoi golin e fundit, pasi u tregua i sakt nga penalltia, në 90+6.

Me këtë fitore Zvicra është një hap larg kualifikimit në fazën e eliminimit direkt, duke kryesuar Grupin B, me 4 pikë, derisa Kanada, Bosnja dhe Katar kanë nga një pikë, por që Kanada dhe Katar kanë nga një ndeshje më pak./IndeksOnline/