18:59 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zyra e BE-së kërkon punë dhe transparencë
 nga zv. kryeministri Gashi

Në vazhdën e mbështetjeve për detyrat e reja, zv. Kryeministri, njëherësh Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pranuar urimet e shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova.

Shefja e BE-së thekson rolin që ka Diaspora në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe rëndësinë e investimeve strategjike, duke kërkuar transparencë maksimale gjatë këtij procesi.

Me këtë rast, zv. kryeministri Gashi siguron shefen e BE-së në Kosovë se ky proces do të ketë transparencë maksimale. Deklarata e zv. kryeministrit Dardan Gashi.

“Jemi të vetëjdishëm se investimet kanë munguar në Kosovë për shkak të, madje, mungesës së transparencës bashkë me burokracinë e vendimet e gabuara politike. Në rastin tone, ju siguroj znj. Apostolova se procesi i investimeve strategjike do të jetë transparentë dhe në çdo hap do të përfshihet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtar”.