16:43 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / B O

“Zyra” në qiell, me punëtorët e ndërtimit në Nju-Jork

Disa video të postuara së fundmi në TikTok tregojnë punëtorët e ndërtimit në Nju-Jork, duke shpalosur aftësitë e tyre në 300 metra lartësi.

Klipet e shkurtra janë postuar nga Marcos Valencia, i cili regjistron momente nga puna e tij dhe e kolegëve nëpër qiellgërvishtësit e Manhatanit dhe Bruklinit.

Në video, punëtori tregon edhe pamjen e frikshme dhe njëkohësisht spektakolare që kanë punëtorët kur ulin kokën poshtë.

Nga viti 2009 deri në vitin 2018, sipas të dhënave nga shteti i Nju-Jorkut, 78 punëtorë ndërtimi kanë vdekur nga rënia nga lartësitë.