75 Mall Live Search
13:50 / E Hënë, 27 Prill 2026 / Z S

Zyra për mbrojtje dhe ndihmë të viktimave trajton 60 raste brenda javës, dhuna në familje dominon statistikat

Zyra për mbrojtje dhe ndihmë të viktimave (ZMNV) ka njoftuar se gjatë periudhës njëjavore ka trajtuar 60 raste të reja të dhunës në familje.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga ZMNV-ja, prej 60 rasteve të raportuara, 52 raste lidhen me dhunën në familje dhe 1 rast për dhunim.

Rastet e raportuara:

  • 52 raste, dhunë në familje
  • 01 rast, dhunimi
  • 02 raste, vrasje në tentativë
  • 01 rast,  bashkëjetesë nën moshën 16 vjeç
  • 04 raste, shkelje e UM-së
  • 11 Kërkesa për urdhërmbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë
  • 13 Kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente (KUME)
  • 01 Kërkesa për ndërprerje të UM-së
  • 03 Kërkesa për ndryshim të UM-së
  • 18 aktvendime të aprovuara
  • 74 seanca gjyqësore
  • 22 seanca në prokurori
  • 54 këshilla juridike
  • 21 aktgjykime dënuese
  • 01 aktgjykim lirues
  • 01 aktgjykim refuzues
  • 06 referim i rastit në polici
  • 04 referim i rastit në QPS
  • 02 referim i rastit në ANJF
  • 02 përfaqësim në strehimore