Zyrtare: Alessandro Nesta rikthehet në pozitën e trajnerit

Ish-futbollisti i Milanit dhe Lazios, Alessandro Nesta është rikthyer në pozitën e trajnerit.
Nesta është zyrtarizuar si trajner i skuadrës së Reggianas, e cila ka siguruar inkuadrimin në Serie B, shkruan IndeksOnline.
Ish-kampioni i Botës do të jetë pasardhës i Aimo Dianës.
Nesta ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën e Reggianas, dhe do ta drejtojë skuadrën deri në qershor të vitit 2024, me mundësi vazhdimi edhe për një vit nëse klubi siguron mbijetesën në Serie B.
“Një kampion bote në stolin e AC Reggiana: klubi është në fakt i kënaqur dhe krenar të njoftojë se ka arritur një marrëveshje me , i cili do të udhëheqë granata në kampionatin e ardhshëm të Serisë B 2023-2024.’’, thuhet në njoftimin e klubit.
Nesta do të rikthehet në postimin e trajnerit, pasi ishte larguar nga Frosinone në vitin 2021./IndeksOnline/