10:23 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Anel Rashkaj firmos me skuadrën e re

Futbollisti kosovar, Anel Rashkaj është bërë me skuadër të re. Ai ka nënshkruar me skuadrën e tij të dikurshme nga Suedia, AFC Eskilstuna.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës për IndeksOnline.

“Po, kam nënshkruar me ekipin e Eskilstuna, aty ku kam luajtur vitin e kaluar”, ka thënë Aneli.

Kujtojmë se Rashkaj ishte duke u stërvitur te klubi i Halmstadt që prej largimit nga Prishtina./IndeksOnline/