18:48 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Anglia i mbyllë dyert e Wembleyt për Kosovën

Federata e Futbollit të Anglisë ka konfirmuar që ndeshja me Kosovën që do të zhvillohet në shtator, nuk do të luhet në stadiumin Wembley.

Përmes një postimi në twitter, “tre luanët” kanë njoftuar se ende nuk është vendosur vendi dhe stadiumi ku do ta presin Kosovën.

Dy ndeshjet tjera me Çekinë dhe Bullgarinë, Anglia do ti zhvilloj në Wembley, shkruan Indeksonline.