20:02 / E Martë, 17 Maj 2022 / AR

Zyrtare: Arbër Zeneli zgjat kontratën me Reims

Futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli ka vazhduar kontratën me klubin francez Stade de Reims, deri në vitin 2025.

Lajmin e ka konfirmuar klubi francez përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Arbër Zeneli mbërriti në Stade de Reims në janar 2019 për të forcuar fuqinë sulmuese të Rouge et Blancs, Arbër Zeneli nuk vonoi shumë përpara se të lërë gjurmë në Ligue 1, në 15 ndeshje të luajtura, ai ishte vendimtar në gjashtë raste (3 gola , 3 asistime)”, thuhet në njoftimin  e tyre.

Që nga kthimi i tij në Ligue 1, anësori kosovar është përfshirë në 5 gola.