20:42 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Arbnor Muja transferohet në Turqi, përfiton edhe Drita

Arbnor Muja është bërë me skuadër të re.

Sulmusi kosovar është zyrtarizuar te skuadra turke Samsunspor, shkruan IndeksOnline.

Ai është larguar përfundimisht nga skuadra e Antwerpit, dhe ka nënshkruar kontratë për tre vite e gjysmë me Samsunsporin.

Nga ky transferim ka përfituar edhe skuadra e Dritës, pasi gjatë shitjes te skuadra belge ka mbajtur për vete 30% të kartonit të tij.

Drita ka arkëtuar 400 mijë euro nga transferimi i Mujës te skuadra turke./IndeksOnline/