11:07 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / Blerim

Zyrtare: As Arsenali nuk luan në shtëpi, UEFA ia cakton lokacionin

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ia ka vendosur lokacionin ndeshjes Arsenal – Benfica.

Në komunikatën e UEFA-së shkruhet se ndeshja e dytë mes klubit anglez dhe atij portugez do të zhvillohet në Greqi në stadiumin e Olumpiacosit dhe jo në ‘Emirates’, shkruan IndeksOnline.

As takimi i parë Benfica-Arsenal, nuk do të luhet në shtëpinë e klubit portugez. Takimi më 18 shkurt, do të zhvillohet në stadiumin e Romës./IndeksOnline/