10:02 / E Premte, 26 Gusht 2022 / B O

Zyrtare: AUDI i bashkohet Formula 1!

Audi do të jetë pjesë e Formula 1 duke nisur nga viti 2026, me lajmin e bërë të ditur nga vetë FIA.

Ky lajm përflitej prej kohësh, me Audin që kishte dërguar kërkesën e saj për tu bashkuar me FIA-n.

Kështu, skuderia gjermane do të zërë vendin e Alfa Romeos.

Skuderia italiane do të vazhdojë të jetë me motor Ferrari deri në vitin 2026, kur më pas do të kalojë në kontroll të plotë të skuadrës së re gjermane.

Formula 1 synon të kalojë në makina që funksionojnë me karburant sintetik nga viti 2026 si pjesë e një plani për t’u bërë neutral ndaj karbonit deri në fund të dekadës. Ndryshimi në teknologji është një mundësi unike për të filluar konkurrencën në ekskluzivitetin që është dominuar nga Mercedes.

“Motorsporti është një pjesë integrale e ADN-së së Audi-t”, tha në një deklaratë shefi ekzekutiv Markus Duesmann. “Me rregullat e reja, tani është koha e duhur që ne të përfshihemi”./Indeksonline/