Zyrtare: Avdijaj mbetet në Holandë, ky është klubi i tij i ri
Sulmuesi kosovar, Donis Avdijaj është transferuar te klubi holandez, Willem II.
Avdijaj ka luajtur edhe edhe më herët në kampionatin holandez, por te Roda JC.
21-vjeçari së fundmi ishte i huazuar, pra, te Roda, ku bëri paraqitje të kënaqshme, transmeton IndeksOnline.
Avdijaj ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me Willem II, teksa klubi holandez ka edhe opsionin e zgjatjes për një vit.
Me transferimin te Willem II, Avdijaj është shprehur mjaft i lumtur, gjë të cilën e pohoi edhe në prezantimin e tij./IndeksOnline/
⚽⤴?
Check de hele video! ➡ https://t.co/nBrKMmSFlm#Avdijaj #WillemIITV pic.twitter.com/QCUyhVntWr
— Willem II (@WillemII) August 16, 2018