13:46 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Avdijaj përjashtohet nga Williem II

Skuadra holandeze, Williem II përmes një deklarate ka bërë të ditur se ka ndërprerë kontratën me futbollistin e Kosovës, Donis Avdijaj.

22 vjeçari i cili u bashkua me skuadrën e Eredevise nga Schalke verën e kaluar shënoi tetë gola në pjesën e parë të sezonit por nuk u paraqit më pas pushimit të dimrit.

Ai gjatë afatit kalimtar të janarit tentoi të gjejë një skuadër tjetër por nuk arriti të transferohej.

Avdijaj nuk është ftuar as nga Challandes për ndeshjet e muajit mars. /IndeksOnline/