16:53 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Ballkani firmos me ‘Lewandowskin’

Skuadra e Superligës së Kosovës, FC Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e Albion Rrahmanit.

Ashtu siç raportoi IndeksOnline, Rrahmani ka firmosur kontratë tre-vjeçare me gjigantin nga Suhareka, shkruan IndeksOnline

“Paraqitjet mbresëlënëse të cilat i ka pasur ne FC Malisheva e kanë bërë qe atij ti vihet pseudonimi “Leëandovski”. Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar qe Albionin ta sjellim ne klubin tonë”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit

Kujtojmë që Albion Rrahmani te publiku kosovar njihet si ‘Lewandowski’ dhe ‘pitbulli’ i Malishevës./IndeksOnline/