17:10 / E Diele, 27 Shtator 2020

Zyrtare: Bardh Rexha vazhdon me KB Rahovecin

Skuadra e Rahovecit ka lajmëruar që kapiteni i skuadrës, Bardh Rexha do të vazhdoj edhe për një sezon me “Vreshtarët”.

Rexha përmes një postimi i është gëzuar shumë se ka arritur marrëveshje me klubin e Rahovecit, transmeton Indeksonline.

“E ku ka më mirë se në shtëpinë time”, ka shkruar ai ndër të tjera në postimin e bërë.

Postimi i plotë i Bardhi Rexha:

E ku ka më mirë se në shtëpinë time 

Jam tejet i lumtur që kam arritur marrëveshje me ekipin e zemres KB Rahoveci edhe për një sezon .

Faleminderit kryetarit z.Rama dhe Bordit që më kanë besuar që përsëri të jem pjesë e ekipit të Rahovecit dhe tu ndihmojë për synimet që na presin në sezonin e ri .

Vreshtarë do luftojmë për ju dhe qytetin tonë deri në atomin e fundit duke arritur suksese së bashku me bashkëlojtarët drejt majave të Basketbollit të Kosovës.

I juaji ,
Bardh Rexha 35 !