14:26 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / C E

ZYRTARE: Bardhi largohet nga Drenica

Futbollisti i njohur kosovar, Argjend Bardhi ka ndarë rrugët me KF Drenicën.

Argjend Bardhi – një ndër lojtarët më të mirë të Drenicës këtë stinor ka vendosur të largohet nga “Bajram Aliu”.

“Këtë e ka konfirmuar vet mesfushori, i cili në një prononcim për ‘Gazeta Blic’ zbuloi se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Fadil Ramës në stinorin e ardhshëm.

“Po është e vërtetë. Nuk do të jem pjesë e skuadrës në stinorin e ardhshëm. I kemi ndarë rrugët”, tha fillimisht Bardhi.

Më pas, ai u pyet në lidhje me të ardhmen, ku theksoi se është në bisedime me tri skuadra, ndërsa shumë shpejtë do të vendosë se ku do të luajë.

“Jam në bisedime me tri skuadra. Shumë shpejtë do të vendos për të ardhmen time”, përfundoi ai.