10:01 / E Enjte, 27 Maj 2021 / Blerim

Zyrtare: Bayern Munchen transferon zëvendësuesin e David Alaba

Skuadra e Bayern Munchen ka nisur me blerje ende pa u hapur afati i transferimeve.

Kampioni i Bundesligas zyrtarisht ka transferuar mbrojtësin anësor, Omar Richards nga skuadra e Reading, shkruan IndeksOnline

23-vjeçari ka firmosur kontratë me gjigantin gjerman deri në vitin 2025.

Richards gjatë këtij sezoni bëri 41 paraqitje, duke rënë në ‘sy’ të Bayernit.

Anglezi dikur luajti edhe për skuadrën e Fulhamit./IndeksOnline/