20:18 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Bayern Munich konfirmon largimin e yllit të skuadrës

28-vjeçari, Sebastian Rudy është larguar nga Bayern Munich në drejtim të Schalkes.

Reprezentuesi gjerman nënshkroi sonte me Schalken kontratë 4-vjeçari. Një vit më parë ai iu bashkua bavarezëve nga Hoffenheim .

”Do të doja ta falënderoja Rudyn për kontributin e tij”, tha shefi ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

”Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në triumfin e gjashtë radhazi në Bundesliga sezonin e kaluar. I dëshirojmë atij gjithë të mirat”.

Drejtori sportiv, Hasan Salihamdzic shtoi:”Sebastian është profesionist i mrekullueshëm dhe gjithnjë ka qenë shembull”./IndeksOnline/