10:40 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Befason Sadiku, transferohet në Spanjë (Foto)

Armando Sadiku është transferuar në La Liga. Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë është larguar nga Legia Warsawa dhe ka nënshkruar kontratë me klubin spanjoll, Levante.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes rrjeteve sociale, transmeton IndeksOnline.

Sadiku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin spanjoll, ku do të qëndroj deri më 30 qershor të vitit 2020.

Levante njofton publikun se shqiptari do të stërvitet sot me ekipin, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës./IndeksOnline/

Temat: