08:25 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Behar Maliqi vazhdon edhe një sezon me Llapin

Klubi futbollistik Llapi ka njoftuar që ka arritur marrëveshje me mesfushorin, Behar Maliqi edhe për një sezon.

Behar Maliqi ka qenë një pik mjaft e fortë për Llapin gjatë këtij sezoni, transmeton Indeksonline.

Ai u paraqit për ekipin nga Podujeva 28 herë dhe arriti të shënoi katër gola e të asistoj një herë.

Pas Mentor Zhdrellës, Maliqi është lojtari i dytë që i vazhdohet kontrata për një vit./Indeksonline/