19:50 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Beqir Batatina zgjedhet kryetar i ri i Llapit

Javë më parë Llapi kishte shkarkuar nga detyra e trajnerit Bylbyl Sokolin, ndërsa vendin e tij e kishte zënë Bekim Shotani.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe tani Llapi ka zgjedhur kryetar të ri Beqir Batatinën, i cili u votua pro nga të gjithë pjesëtarët e kryesisë së klubit.

Është vet Llapi që e ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar në Facebook, teksa ka treguar edhe për ardhjen e disa aksionarëve dhe drejtorëve të rinj në klub.

Postimi pa ndërhyrje i Llapit:

Lajm i madh për tifozët “Legjendat” dhe qytetin e Podujevës, Llapi po vazhdon me konsolidimin

Beqir Batatina zgjedhet Kryetari i ri i klubit

Podujevë, 10 nëntor 2018 – Pas takimit të rregullt ndërmjet kryesisë së klubit “Llapi”, të mbajtur sot me datë 10.11.2018 me qëllim vazdhimin e konsolidimit të klubit me aksionarët e rinjë, Drejtori Ekzekutiv, z. Tahir Batatina në parim propozoi që Kryetar i klubit të zgjedhet z. Beqir Batatina, i cili pas hudhjes në votim u mbështet fuqishëm dhe pa asnjë votë kundër ai nga sot do të jetë Kryetar i KF Llapit.