75 Mall Live Search
13:29 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Bora Zemani largohet nga Digitalb!

Moderatorja e Sportit, Bora Zemani ka qenë e angazhuar gjatë verës me Kampionatin Botëror, ku ishte e pranishme në sheshin ‘Skendërbej’ duke ndjekur ndeshjet bashkë me tifozët.

Aty lindën dyshimet e para që ajo nuk ishte më pjesë e Digitalb pasi nuk u pa në asnjë emision. Më pas e pyetur në një interviste nëse sezonin e ri do të ndërronte TV ajo u përgjigj “profesion nuk do ndërroj njëherë”, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit.

Por tani duket se ka përfunduar çdo gjë. Burime të sigurta bëjnë të ditur për Indeksonline se Bora Zemani nuk do të jetë më pjesë e Digitalb! Nuk dihen ende arsyet që çuan në largimin e saj dhe as në cilin televizion do ta shohim sezonin e ardhshëm.

Do të jetë sërish me format sportiv apo diçka tjetër?! Na mbetet vetëm të presim që moderatorja të na zbulojë ndonjë detaj për projektin e radhës.

Ndryshe Bora Zemani është një nga prezantueset më të suksesshme dhe më të pëlqyera të ekranit shqiptar, ndërsa ajo përveç talentit që ka, shquhet edhe për bukurinë dhe linjat trupore./Indeksonline/