Zyrtare: Brahim Diaz rikthehet te Real Madridi

Brahim Diaz edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Real Madridit.
Rikthimin e tij e ka bërë të ditur klubi mbretëror përmes një deklarate zyrtare, shkruan IndeksOnline.
Diaz është rikthyer te Real Madridi pas tre viteve si i huazuar te skuadra e Milanit, dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027.
Prezantimi i Brahim te ‘’Los Blancos’’ do të bëhet të martën, më 13 qershor, në orën 12:00 në një ceremony e cila do të mbahet në Real Madrid City.
Díaz është lojtar i Real Madridit që nga janari 2019 dhe tashmë ka fituar 1 Ligë dhe 1 Superkupë të Spanjës me klubin tonë, përpara se të huazohej te AC Milan në shtator 2020./IndeksOnline/