16:11 / E Hënë, 10 Maj 2021 / OSH

Zyrtare: Bundesligës i shtohet edhe një kosovar, Frankfurt nënshkruan me portierin e talentuar

Skuadra e Frankfurt ka zyrtarizuar transferimin e ri.

Portieri me origjinë nga Kosova, Diant Ramaj do të jetë pjesë e skuadrës gjermane sezonin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.

Ramaj ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024. Ai është vetëm 19 vjeçar.

Ai ka përfaqësuar kombëtaren u19 dhe u20 të Gjermanisë./Indeksonline/