22:01 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Bylbyl Sokoli emërohet trajner i Flamurtarit

Bylbyl Sokoli ka nënshkruar zyrtarisht kontratë me Flamurtarin.

Dy palët kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë për 6 muaj, deri në përfundim të edicionit pranverorë.

Sokoli që së fundi punoi vetëm 2 javë te Prishtina, ishte tërhequr nga posti për shkaqe shëndetësore, shkruan Indeksonline.

Ai do të prezantohet zyrtarisht si trajner i Flamurtarit të premten.

/Indeksonline/