11:50 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Bylbyl Sokoli emërohet trajner i Llapit

Ambiciet e mëdha të Llapit për edicionin e ri futbollistik konfirmohet me zyrtarizimin e Bylbyl Sokolit në krye të skuadrës në rolin e trajnerit.
Pasi firmosi me disa elementë shumë të rëndësishëm për të ardhmen, skuadra llapiane bëri edhe prezantimin e aksionarëve të ri si dhe pozita e tyre dhe të trajnerit të ri, Sokoli.

Konferencën e hapi Presidenti i klubit, Nexhat Dumnica i cili njoftoi per aksionarët e ri pastaj fjalen e mori Drejtori Ekzekutiv-Sportiv Tahir Batatina, i cili njoftoi për emërimin e Sokolit si kryetrajner.

Bordi dhe aksionarët e ri janë:

Nexhat Dumnica – President

Tahir Batatina – Drejtor Ekzekutiv – Sportiv

Fadil Dervisholli – nënkryetar dhe aksionar

Muhamet Rexhepi – sekretar

Afrim Ajeti – drejtor gjeneral për transferimet ndërkombëtare dhe aksionar

Shkumbin Veliu – Aksionar dhe Drejtor i Departmentit Ligjor

Baki Osmani – Anëtar i bordit dhe aksionar